Hapen të gjitha pikat kufitare me Greqinë

Duke nisur nga dita e sotme, të gjitha pikat kufitare me Greqinë do të rinisin punën, pasi qëndruan për dy ditë të mbyllura, për shkak të grevës së sindikatës së Doganave.

Bëhet e ditur se situata në pikën kufitare të Kapshticës, i është rikthyer normalitetit për të siguruar qarkullimin e të gjitha automjeteve, autobusëve apo kamionëve.

Pritet në orët në vijim një fluks i shtuar i lëvizjeve nga të dyja krahët.

Kujtojmë se për 48 orë u pezullua plotësisht qarkullimi, përveç emergjencave shëndetësore dhe këmbësorëve pa bagazhe.

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 348 në hyrje dhe 248 në dalje.


Shtuar 4.04.2024 08:52