Hapen sot aplikimet për lotarinë amerikane/ Ambasada jep njoftimin: 1 muaj kohë për t’u regjistruar

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar se sot hapen aplikimet për lotarinë amerikane DV-2026.

Në njoftimin e tyre, ambasada shprehet se aplikimet mbyllen më 5 nëntor, ndërsa kujton se mënyrë e vetme ku mund të bëhet aplikimi është faqja zyrtare: dvprogram.state.gov.

Po ashtu, ambasada thotë se personat që do të aplikojnë duhet të kenë mbaruar shkollën e mesme ose ekuivalentin e saj, pasi kjo është një kërkesë e padiskutueshme kualifikimi.

POSTIMI I AMBASADËS:

Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane (DV-2026) hapet sot (më 2 tetor) dhe do mbyllet të martën, më 5 nëntor, 2024. Për më shumë informacion, klikoni: https://bit.ly/3PKA61Y

Ju lutemi, vini re: dvprogram.state.gov është mënyra E VETME për të dorëzuar aplikimin tuaj. Sigurohuni të lexoni udhëzimet e programit dhe udhëzuesin për mashtrimet në: travel.state.gov/dv.

Mos harroni: Të kesh mbaruar shkollën e mesme ose ekuivalentin e saj është një kërkesë e padiskutueshme kualifikimi.


Shtuar 2.10.2024 17:12