Habit Najada Çomo: Kam votuar gjithmonë Edi Ramën, por ai se di!

Kandidatja për deputete në skuadrën e Partisë Socialiste, Najada Çomo ka dhënë detaje lidhur me marrjen e ftesës për të garuar në qarkun e Tiranës.

E ftuar në “ABC”, Najada Çomo ka pranuar se ka qenë gjithmonë votuese e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka shtuar se ai nuk e ka ditur këtë detaj.

Sa i përket angazhimit të saj në fushatë, shefja e Infektivit tha se do ta lërë detyrën e saj në momentin që do të nxjerrë nga spitali edhe pacientin e fundit të infektuar.

“Ishte e papritur festa? Sigurisht! Ishte shpërblim për punën e bërë. Për mua ishte një vlerësim e bërë nga kryeministri i vendit. Nuk kisha shumë kohë të mendohesha, por nuk jam penduar. Derisa të jetë edhe pacienti i fundit i infektuar me COVID të dal. Edhe sot vij nga puna.

Kam qenë votuese e Ramës, por ai nuk e di. Nuk e di sepse nuk kam kartë politike. Unë nuk largohem derisa të marr mandatin. Është zgjedhja ime që të vazhdoj punën aty, se nuk i tradhëtoj dot kolegët. Nuk ka konflikt interesi, do ta zbatoj ligjin pikë më pikë,”-tha mjekja në fjalën e saj.

Shtuar 15.03.2021 07:03