Habit Edi Rama: Lajmi i fundit është që unë kam bërë botox! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjendet në Tiranë ku po zhvillon një tjetër takim electoral me gratë socialiste. Që në nisje të fjalës, Rama ka habitur me deklaratën e tij duke shtuar se ai ka bërë “botox”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Përshëndetje të gjithëve. Lajmi i fundit është që unë kam bërë botox.

Është lajm në mediat që i bëjnë të gjithë kohës botox sondazheve të Lulit, i bëjnë botox fushatës dhe partisë së Lulit. Nuk lënë laps pa përdorur për t’i shtuar cdo ditë rrudha imazhit të Shqipërisë, për t’ja zhgarravitur cdo ditë faqen këtij vendi, dhe për ta ekspozuar cdo ditë karikaturën e shpirtit të tyre njerëzve të këtij vendi.

Unë botox, e pse kam bërë botox?! Sepse u jam dukur i qeshur dhe lëkura ime u është dukur si e Fevziut. Ka një arsye pse unë jam më i qeshur, ka një arsye pse lodhja dhe stresi shihen më pak në ftyrën time, kjo arsye nuk është botox , kjo është dielli që ka filluar të shkëlqejë. Ka një arsye, kur shoh vaksinimin e mijëra gjyshërve… /albeu.com/

 

 

Shtuar 16.04.2021 11:04