Gruaja ndez oxhakun për të krijuar atmosferë, djeg të gjitha kursimet e jetës

Një ngjarje jo e këndshme dhe e pa zakontë i ka ndodhur një çifti italian. Burri kishte fshehur të gjitha kursimet e tij në oxhak, për të cilat gruaja nuk ishte aspak në dijeni.

Në këto ditë të ftohta gruaja vendosi të ndizte oxhakun duke djegur 20 mijë euro të fshehur në të.

“Gruaja ime nuk e dinte që unë i fsheha aty. Çdo vit para se të ndez zjarrin i lëviz paratë. Tani kur pashë flakët humba mendjen”, ka thënë burri.

Ai nuk e priste që oxhaku të ndizej edhe për disa ditë.

Por gruaja vendosi të krijojë një atmosferë festive por që në fakt u krijua atmosferë e hidhur.


Shtuar 30.12.2022 15:23

Tags: ,