Gruaja 7 muajshe shtatzënë i vdiq në aksident, momenti kur shqiptari merr vesh lajmin në gjykatë: Shpërthen në lot (FOTO LAJM)

Një 23-vjeçare shtatzënë, e identifikuar si Adriana Sylmetaj së bashku me të fejuarin e saj Adem Nikeziq, 30 vjeç, u përfshinë në një aksident rrugor në New York.

Për pasojë, e reja humbi jetën, dhe i fejuari i saj lajmin e trishtë e mori në gjykatë, ku u paraqit me karrige me rrota për shkak të dëmtimeve që kishte marrë në aksident.

Kur mori vesh lajmin se e fejuara e tij 7 muajshe shtatzënë kishte ndërruar jetë, 30-vjeçari shpërtheu në lot.

“Askush nuk i kishte treguar atij se e fejuara dhe foshnja kishin vdekur,” tha avokati i Nikezeqit, Mark Fonte, për The Post jashtë gjykatës. “Ai e mori vesh disa minuta më parë, pak para se të dilte në sallën e gjyqit. Kur i thashë, ai u shpërtheu në lot, duke qarë. Madje në fillim nuk e besoi.”

Nikeziq akuzohet për vrasje nga pakujdesia, pasi rezulton se ka qenë i dehur ndërsa ka ndodhur aksidenti./albeu.com