Greta Bardeli: Nafta ka shkuar në 214 lekë për litër, Bordi duhet të marrë masa urgjente

Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka denoncuar rritjen e çmimit të karburanteve, duke e konsideruar atë një barrë të re për familjet dhe sipërmarrjet, sidomos në periudhën turistike.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardeli deklaron se nafta ka arritur në 214 lekë për litër dhe akuzon qeverinë se po e rëndon më tej situatën ekonomike të qytetarëve shqiptarë.

Të lidhura

None found

Sipas saj, gjatë verës qytetarët përballen njëkohësisht me trafikun e rënduar, shpenzimet e larta të lëvizjes, tarifën në Rrugën e Kombit dhe çmimin e rritur të karburantit.

Bardeli thekson se një litër karburant kushton tashmë 214 lekë, ose 2140 lekë. Ajo shprehet se sezoni veror, për banorët e zonave veriore, por edhe për emigrantët dhe shqiptarët e Kosovës që duan të vizitojnë bregdetin në këtë anë, është shndërruar në një makth dhe në një kalvar vështirësish.

Ajo shton se, krahas trafikut të dendur që përsëritet çdo vit dhe pagesës prej 2500 lekësh në tra, qytetarët duhet të përballen tani edhe me një tjetër situatë të vështirë.

Sipas deputetes demokrate, në treg dizeli ka kapur nivelin e 2140 lekëve, çka ajo e cilëson si një tjetër zhvatje nga qeveria. Bardeli kërkon që Bordi, i cili financohet nga taksat e shqiptarëve, të ndërhyjë me masa emergjente për të ulur ndikimin e këtij çmimi, njësoj siç po vepron Europa.

Ajo nënvizon se shqiptarët nuk kanë më mundësi të përballojnë këtë realitet të rënduar ekonomik, që po ua cenon çdo ditë e më shumë buxhetin familjar.


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişcratosroyalbetganobetultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort