Greqia befason Spanjën, Ibra nderon Suedinë (VIDEO)

Kanë përfunduar ndeshjet e Grupit B, ndërmjet Spanjës dhe Greqisë dhe Suedisë me Gjeorgjinë. Ndeshjet e Grupit B, ku bën pjesë edhe Kosova kanë përfunduar, shkruan lajmi.net.

Suedezët me në krye Zlatan Ibrahimovic arritën të marrin tre pikë ndaj Gjeorgjisë. Ibrahimovic asistoi për Claesson në min (35’) për ti dhënë avantazhin Suedisë.

Në anën tjetër, Spanjollët e nisën mirë ndeshjen, Alvaro Morata shënoi në min (35’) për ti dhënë avantazhin Spanjës.

Por, në pjesën e dytë, grekët befasuan me lojën e tyre, ishte Bakasetas i cili shënoi nga penaltia në min (57’).Spanja nuk arriti të marrë tre pikë të plota, por duhet të themi se Greqia zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë, duke pasur parasysh se Kombëtare si Gjermania kanë humbur me rezultat të thellë në udhëtim tek Spanja.

Rezultatet përfundimtare, Spanja 1-1 Greqia dhe Suedia 1-0 Gjeorgjia.Tani në Grupin B, Suedia është në vendin e parë, Spanja në të dytin dhe Greqia në të tretin, ndërsa Kosova ende nuk ka zhvilluar takimin e saj.

Shtuar 25.03.2021 11:03