Grabitja në Kamëz/ Zbulohet itinerari i autorëve, u rrëzuan me motor gjatë arratisjes, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar itinerarin e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz mesditën e së shtunës, ndërsa Policia e Tiranës vijon kontrollet dhe verifikimet për identifikimin e tyre.

Raportohet se sipas burimeve, autorët janë larguar menjëherë pas grabitjes në drejtim të Zallherrit, duke lëvizur me motor dhe gjithmonë të maskuar në çdo sekuencë filmike të pamjeve të kamerave të siguruara.

Të lidhura

None found

Në një moment ata kanë rrëshqitur dhe janë rrëzuar me motor, por më pas kanë vijuar arratisjen. Ndërkohë, policia shoqëroi disa persona me precedentë penalë në zonë për verifikim, nëse kanë lidhje me ngjarjen.

Pavarësisht kontrolleve dhe shoqërimeve të kryera, autoritetet ende nuk kanë arritur të identifikojnë autorët e grabitjes. Hetuesit po analizojnë provat e mbledhura në vendngjarje, ku rezulton se autorët kanë marrë sende ari dhe argjendi.

Në pyetje është marrë edhe punonjësja e argjendarisë, e cila ka deklaruar se nuk është përballur me grabitësit, pasi në momentin e ngjarjes ndodhej në pjesën e pasme të dyqanit dhe jo pranë banakut.


Shtuar 17.05.2026 12:18

jojobetjojobetcasibomcasibompokerklas giriş