Grabiti argjendarinë me armë, lihet në burg 17 vjeçari

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë  ka marrë  vendimin  per Martin Kapllanaj, 17-vjeçari i cili grabiti me armë argjendarinë në Vlorë pak ditë më parë.

Trupi gjykues ka dhënë masën “Arrest në burg” për Martin Kapllanaj.

Kapllanaj i ditëlindjes 23/12/2003 është 17 vjeç momentalisht për këtë arsye seanca gjyqësore është gjykuar nga gjyqtarja Vjola Canaj që merret me çështjet e minorenëve.

Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura.

 

 

Shtuar 2.05.2021 11:05