Grabitet për herë të dytë biznesi në Pogradec, autorët marrin 2 milionë lekë

Një dyqan bulmeti është grabitur gjatë orëve të natës në qytetin e Pogradecit, në zonën pranë rrugës së spitalit. Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e njësisë së shërbimit dhe kanë marrë një shumë prej rreth 2 milionë lekësh.

Burime bëjnë me dije se kjo është vjedhja e dytë brenda pesë muajsh për të njëjtin biznes.

Të lidhura

None found

Aktualisht, policia e Pogradecit po sekuestron pamjet filmike të kamerave të sigurisë nga bizneset pranë vendit të ngjarjes, ndërsa ekspertët kriminalistikë po punojnë për mbledhjen e gjurmëve të gishtërinjve në brendësi të dyqanit.

Në të njëjtën rrugë, vetëm pak muaj më parë, u grabit edhe një argjendari, ngjarje për të cilën policia arrestoi dy persona. Hetimet për zbardhjen e plotë të vjedhjes së fundit vijojnë.


Shtuar 18.05.2026 09:57

jojobetjojobetjojobetcasibompokerklas girişmatbet