Grabitet në mes të ditës karburanti në Shijak, autorët vjedhin xhiron ditore

Një grabitje ka ndodhur në mes të ditës në Fllaktë të Shijakut. Përsona të ende të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një mjet, pasi kanë ndaluar të furnizojnë mjetin në një pikë karburanti  i kanë marë xhiron ditore shtetasit E. G., 25 vjeç, banues në Durrës, (punonjës) dhe janë larguar.

Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale e cila do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com


Shtuar 24.07.2021 14:26