Goran Bregovic do të performojë së shpejti në festivalin e birrës në Korçë, edhe pse shumë shqiptarë janë kundër këtij vendimi. Edhe pse prej ditësh rrjeti vlon nga reagimet kundër kësaj performance, Bashkia e Korçës nuk u tërhoq nga vendimi i saj. Në reagimin e saj, nënkryetarja e Bashkisë së Korçës u shpreh se Bregovic nuk ka qenë kurrë kundër shqiptarëve dhe se arti nuk duhet ngatërruar me politikën. Edhe vetë artisti serb ka konfirmuar pjesemarrjen në Instagram duke publikuar posterin e koncertit.
View this post on Instagram
Ky lajm nuk u prit aspak mirë nga shqiptarët, sepse Bregovic është konsideruar si frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.
Po ashtu edhe dy super artistët shqiptarë, Capital T dhe Dafina Zeqiri kanë lajmëruar disa ditë më parë që për shkak të ardhjes së Bregovic-it, do të anulojnë performancën e tyre në këtë festë.
Pavarësisht të gjithave, Bregovic do të vijë në Shqipëri për të performuar më 22 gusht nga ora 21:00 dhe madje është bërë i ditur dhe çmimi i biletave, të cilat kushtojnë 8 euro (një mijë lekë të reja).
Ky çmim i biletave vlen vetëm për pjesëmarrësit që janë në zonën poshtë skenës, ndërsa për personat që do të jenë më afër këngëtarit nuk dihet ende sa do të jetë shuma.