Goditi nxënësin me dorezë hekuri në kokë, mësuesi lihet në paraburgim

Gjykata Themelore e Strugës caktoi masën 8 ditë paraburgm për një mësues të gjimnazit “Ibrahim Temo”, i cili dhunoi dje me dorezë hekuri një nxënës të tij në vitin e dytë.

Gjatë kohës që po mbahej seanca gjyqësore në ngarkim të mësuesit 57-vjeçar, nxënësit e këtij gjimnazi u mblodhën përpara godinës së Gjykatës së Strugës duke shprehur indinjatë për veprimet e mësuesit e tyre si dhe kërkuan vendosjen e drejtësisë.

Të lidhura

None found

“Ne si parlament i nxënësve organizuam këtë protestë , në shenjë solidariteti për sulmin që ju shokut tonë, nxënësit të shkollës ‘Ibrahim Temo’ dhe më këtë duam të ngremë zërin e nxënësve duke kërkuar të drejtat tona dhe duke kërkuar siguri nëpër shkolla që të mos frikësohemi kur të vijmë këtu, me një fjalë të jemi të sigurt”, u shprehën disa gjimnazistë të shkollës “Ibrahim Temo”.

Mësuesi 57-vjeçar ishte përjashtuar për një periudhë 3 mujorej nga drejtoria e shkollës pasi kishte ofenduar me fjalë të rënda një kolegen e tij, ndërsa kërcënoi dhe një nxënës të vitit të dytë para 3 ditësh.

Edhe pse ndaj tij ishte përcaktuar masa e pezullimit për 3 muaj, 57-vjeçari u konfliktua dje me gjimnazistin duke e goditur me dorezë hekuri në kokë. Adoleshenti u shtrua në spital, ku u konfirmua se kishte marrë plagë në pjesën e majtë të kokës. /albeu.com/


Shtuar më 24.12.2021 21:19

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişلجلب الحبيبkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş