Gjyqi publik ndaj Lelit, kryebashkiaku u prish planet: Nuk bëhet në teatër, kjo është arsyeja! (FOTO LAJM)

Kryebashkiaku i Vlorës sot do të përballet me një “gjyq publik” ku është thirrur për një ballafaqim publik nga anëtarët e këshillit bashkiak.

Këta të fundit kërkuan që përballja të bëhej në Teatrin e qytetit, por për Lelin kjo është e pamundur, sa kohë që do të jenë të pranishëm 60 persona, në shkelje me rregullat anticovid.

Në një postim në rrjetet sociale, bërë vetëm pak minuta më parë, Leli shkruan se pas diskutimeve dhe shkresave mes tij dhe këshillit bashkiak, është vendosur që mbledhja të bëhet përmes platformës zoom.

Dritan Leli:

Lidhur me mbledhjen e ditës së sotshme kërkuar nga një grup këshilltarësh bashkiak, më poshtë do të gjeni të gjithë komunikimin zyrtar që kam zhvilluar me Këshillin Bashkiak, për mbledhjen e kërkuar prej tyre për t’u zhvilluar në teatrin Petro Marko. Referuar ligjit për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve, kemi vendosur që mbledhja të zhvillohet online, në aplikacionin Zoom, siç janë zhvilluar të gjitha mbledhjet e deritanishme përgjatë gjithë vitit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 15.06.2021 09:58