Gjyqi për dosjen “Revanshi”/ Vetëm një i pandehur në sallë, mungojnë Durim Bami e të tjerët, GJKKO vendos shtyrjen e afateve të paraburgimit dhe…

Këtë të mërkurë, ka nisur një nga proceset e bujshme gjyqësore për dosjen “Revanshi” dhe konkretisht për një nga fraksionet e operacionit. Të pandehur janë Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Marklen Haka, Altin Morina, Jozi Kraja, Durim Bami, Oltion Zefi.

Në sallë i pranishëm ishte vetëm i pandehuri Jozi Kraja, teksa ky i fundit i qëndron kërkesës për zhvillimin e procesit me gjykim të shkurtuar.

Të lidhura

None found

Për këtë shkak, kur u pa mungesa e të tjerëve, GJKKO pasi dëgjoi palët, shtyu afatet e paraburgimit për të pandehurit, duke pranuar kërkesën e SPAK dhe shtyu seancën për në datën 6 maj.

Gjithashtu, GJKKO urdhëroi që të pandehurit seancën e radhës të shoqëroheshin me polici.

Aldo Avdyli, ka paraqitur deklaratë që të përfaqësohet nga avokati Dritan Jahja, i cili nuk ishte i pranishëm. Oltion Zefi gjithashtu nuk ishte i pranishëm, sikurse edhe avokati i tij Elis Bilali.

Henerigert Mitri nuk mori pjesë në seancë, por i pranishëm ishte avokati i tij Ardian Leka. Mariglen (Marklen) Haka (foto poshtë me Durim Bamin), mungonte dhe përfaqësohej nga avokati i tij Erjon Kullolli.

Altin Mornia, nuk ishte i pranishëm e gjithashtu mungoi avokati i tij për arsye shëndetësore. Edhe Durim Bami, nuk u paraqit në seancë, teksa u përfaqësua nga avokati Ilir Murati, i cili i qëndroi gjykimit të shkurtuar.

Gjergj Mihasi, babi i Erigers Mihasit, i thirrur në cilësinë e viktimës së veprës penale, kërkoi që të mos marrë më pjesë në seanca për shkak të problemeve shëndetësore dhe tha se “kishte besim tek vendimi i gjykatës”.


Shtuar 29.04.2026 13:24