VIDEO/ Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Vanesës: Më vjen keq…

Një tjetër zhvillim i bujshëm ka ardhur nga spektakli Ferma VIP 3, ku marrëdhënia mes dy konkurrentëve, Indrit dhe Vanesa, ka marrë një kthesë të qartë.

Pas ditësh aludimesh dhe afrimiteti të dukshëm, mbrëmjen e së martës dyshja kanë shkëmbyer puthjen e tyre të dytë pasionante në ekran, duke konfirmuar kështu se raporti mes tyre ka kaluar në një tjetër nivel. Ky moment nuk kaloi pa reagime, sidomos nga vetë Vanesa, e cila e priti situatën me humor, por edhe me një dozë sikleti.

Të lidhura

None found

“T’i them diçka mamit dhe babit, sepse do na shohin. Mami, babi ky është Indri, mund t’ju ketë mërzitur pak, por…”, u shpreh ajo, duke iu drejtuar familjarëve përmes kamerave.

Nga ana tjetër, Indrit reagoi duke kërkuar mirëkuptim dhe duke pranuar se situata mund të ketë krijuar shqetësim jashtë shtëpisë. “Më vjen shumë keq dhe ju kërkon falje, por tani nuk ju mërzis më. Jemi pa bllokime, lë të ndodh çfarë të jetë e shkruar”, tha aktori.

Zhvillimi i fundit duket se ka sjellë edhe pasoja jashtë spektaklit, pasi Vanesa ka vendosur të lërë pas lidhjen e saj të mëparshme për të vazhduar këtë raport të ri me Indrin. Dinamika mes tyre tashmë pritet të jetë në qendër të vëmendjes në episodet në vijim.


Shtuar 29.04.2026 13:39