Gjykata zbardh vendimin e plotë për pezullimin e zgjedhjeve në FSHF

Gjyakata e Tiranës pezulloi sot zgjedhjet e 2 marsit në FSHF deri në përfundim të hetimeve.

Ky vendim vjen pak ditë pas u pezulluan zgjedhjet për kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.

Vendimi i zbardhur i Gjykatës:

Vendosi: Pranimin e kërkesës së palës kërkuese
Marrje e masës së sigurimit të padisë duke vendosur:

1-Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit Nr.1, datë 10.01.2022, të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjeve të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

2. Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit të datës 21.02.2022 të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022 deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

3. Pezullimin e veprimtarisë së Komisionit të Verifikimit të FSHF-së në ushtrimin kompetencave të tij statusore për organizimin , mbikëqyrjen dhe drejtimin e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së të datës 02.03.2022 deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 5 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të Arsyetuar.
U shpall në Tiranë më datë 17.02.2022
Gjyqtar Fida Osmani


Shtuar 17.02.2022 16:10