Gjykata pranon kërkesën e prokurorisë, shtyhet afati i paraburgimit për Svetlana Timofeeva-n

Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka shtyrë paraburgimit për shtetasen ruse Svetlana Timofeeva.

Timofeeva, e cila akuzohet për spiunazh, ka dalë sërish para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan pas kërkesës së prokurorisë për zgjatjen e afateve të paraburgimit.

Avokati i saj kundërshtoi me arsyetimin se Timofeeva ka kaluar afatet e paraburgimit dhe duhet të ishte lënë e lirë, madje kërkoi edhe përjashtimin e gjyqtares.

 

 

Timofeeva u arrestua gushtin e vitit të shkuar së bashku me një shtetas tjetër rus dhe një ukrainas, duke u përpjekur tëhynë në uzinën e armëve në Gramsh, ku sumuan edhe rojet e pranishme. /albeu.com