Gjykata e Apelit në Maqedoninë e Veriut shpall të pafajshme Iliovskën për vrasjen e policit nga Velesi

Gjykata e Apelit në Shkup e shpalli të pafajshme Pavlinka Pale Ilovska nga Velesi, e cila vitin e kaluar vrau me thikë partnerin e saj të dhunshëm, polic nga Velesi.

Ajo u akuzua për vrasje të rëndë në tentativë. Edhe pse prokuroria ka bërë ankesë dhe ka kërkuar që Iliovska të dënohet, megjithatë, Apeli e ka konfirmuar aktgjykimin e gjyqtares Gabriela Gajdova. Me këtë Iliovska lirohet plotësisht nga fajësia dhe aktgjykimi është i formës së prerë.

Gjyqtarja Gajdova e arsyetoi lirimin e Iliovskës me faktin se ajo mbrohej nga partneri i saj tashmë i ndjerë. Nga ADN-ja nën thonjtë e policit të ndjerë, u konstatua se ai vërtet e kishte dashur ta mbyste atë.

“Sipas kodit penal është e nevojshme mbrojtja e nevojshme. Sulmi dhe mbrojtja janë elementë të domosdoshëm. E ka tërhequr zvarrë, e ka goditur me shkelma, e ka shtrënguar në qafë, është konstatuar në mënyrë të padiskutueshme nga raporti i ekspertizës, pas ekspertizës në vendin e ngjarjes, e akuzuara ka pësuar lëndime fizike, të theksuara në kokë, këmbë dhe qafë.

Më tej kësaj dëshmie i shtohet edhe ekzaminimi trupor i të akuzuarës”, tha gjyqtarja në shkurt të vitit të kaluar kur e kishte shpallur aktgjykimin./alsat.mk/