GJKKO jep masën e arrestit për gjyqtaren e Elbasanit, lihet në burg avokati

Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka ka apeluar kërkesën e saj në GJKKO, por ky i fundit e ka rrëzuar poshtë duke lënë në fuqi vendimin e parë.

Masa e arrestit që rëndon ndaj gjyqtares është “arrest shtëpie”.

Gjatë seancës gjyqësore ajo është shprehur se vendimet e saj kanë qenë të drejta dhe të arsyetuara ndërkohë që e ka cilësuar si të padrejtë këtë vendim.

Gjykata dhe të njëjtën masë vendosi dhe për Arben Tiranën, ndërsa për arrest me burg vendosi për Ilir Pashajn, Taulant Ramollari, e Xhuljo Musai. Kujtojmë se ky vendim u la në fuqi edhe në Gjykaten e Posaçme të Apelit./albeu.com