Artisti shqiptar Gjesti po përgatitet të sjellë projektin e tij të radhës muzikor, pas suksesit të bashkëpunimit “Gasolina” me Dhurata Dorën.
Këngëtari ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga studioja, duke treguar se është duke punuar për këngën e re.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi në Instagram, Gjesti ka lënë të kuptohet se projekti i ri do të publikohet së shpejti, duke shtuar kureshtjen e fansave.
“Shumë shpejt do ta dëgjoni edhe ju”, ka shkruar ai krahas pamjeve nga studioja.
Megjithatë, Gjesti ende nuk ka zbuluar titullin e këngës apo datën e saktë të publikimit.
