Avni Dehari, kryesues i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka dhënë sqarime lidhur me mos thirrjen e saj.
Të lidhura
None found
Duke folur para mediave, ai deklaroi se seanca do të caktohet pasi partitë të arrijnë marrëveshje.
“Seanca do të mbahet kur të ketë marrëveshje”, u shpreh Dehari.
Sipas tij, afatet përcaktohen me rregullore, por për to nuk parashihen sanksione. Dehari vlerësoi se zgjidhja më e mirë është arritja e një marrëveshjeje që i jep fund problemit, duke kujtuar se më 28 dhjetor u zhvilluan 57 seanca, pa sjellë asgjë të re.
Ai ngriti pyetjen se çfarë kuptimi do të kishte vazhdimi i seancave nëse ato nuk prodhojnë rezultate.
