Nard Ndoka e nis ditën me gafa, “vdes” për herë të dytë nënën e Angela Merkel (FOTO LAJM)

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka e ka nisur ditën me një “fake neës” duke shprehur ngushëllimet për kancelaren Angela Merkel për humbjen e saj.

Kur në fakt, Herlind Kasner ka ndërruar jetë në vitin 2019.

“Në moshën 90 vjeçare ka ndërruar jetë, Herlind Kasner, Nëna e Kancelares gjermane, Angela Merkel. Sipas mediave të huaja, vdekja e nënës së kancelares gjermane u bë e ditur nga një prej zëdhënësve të Qeverisë së Gjermanisë.

Ajo lindi udhëheqësen e ardhshme botërore në Hamburg Angela Merkel, në vitin 1954, duke u zhvendosur në ish-Gjermaninë Lindore vetëm disa javë më vonë me vajzën dhe burrin e saj, Horst Kasner, një pastor që vdiq në 2011.

Mamaja e Merkel u nda nga jeta në Prillin e vitit 2019, në moshën 90-vjeçare,”-shkruan ai./albeu.com/

 

 


Shtuar 2.08.2021 11:57