Gjendet pa shenja jete një 10-vjeçar në Kosovë

Një fëmijë i moshës 10-vjeçare është gjetur pa shenja jete mesditen e sotme në një kabinë kamioni në Malishevë.

Zëdhënësi i Policisë Nysret Xjurkaj ka thënë se viktima është gjetur nga familjarët dhe është dërguar në QKMF të Malishevës.

“Menjëherë njësitet e policisë dhe prokurori kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, i cili është hetim i vdekjes. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë”, ka thënë Xhurkaj.


Shtuar 3.10.2021 16:35