Tronditet Shkodra, gjendet një i vrarë me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Në zonën e Livandhes është gjetur i vrarë me amrë zjarri një person, i identifikuar si Endri Mustafa.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se viktima është i moshës 32 vjeç.

Mustafa është një person me precedent të mëparshëm penalë dhe i skeduar nga policia e Shtetit për disa ngjarje të tjera.

“Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është  gjetur i pajetë shtetasi E. M., 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri. Në  lidhje me  ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com

Shtuar 17.05.2021 09:05