Vodhi me thyerje një lokal në Divjakë, arrestohet autori i dyshuar

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vjedhjes së një lokali në fshatin Çermë. Sipas policisë, J. S., 24 vjeç ka vjedhur dhe dy banesa më parë në të njëjtin fshat.

Gjithashtu, një tjetër është proceduar penalisht, për veprën penale “Moskallëzim krimi”

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Vodhi me thyerje një lokal në fshatin Çermë, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.

Dokumentohen edhe 2 vjedhje banesash të kryera në këtë fshat nga ky autor.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Divjakë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës të ndodhura më parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e tri vjedhjeve dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit J. S., 42 vjeç, banues në fshatin Çermë, Divjakë.

Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi A. P., 52 vjeç.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi J. S. është autor i dyshuar i vjedhjes me thyerje të lokalit të shtetasit D. O. dhe banesës së shtetasit G. T., ndodhur në datë 14.05.2021, si edhe i  vjedhjes së banesës së shtetasit R. M., ndodhur në datë 10.05.2021, në fshatin Çermë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar 17.05.2021 09:48