Gjendet e vdekur bashkëpunëtorja e ngushtë e Putin, autoritetet e cilësojnë vetëvrasje

Misteri rrethon vdekjen e një bashkëpunëtoreje të ngushtë të Vladimir Putin. Një zyrtare në sektorin e mbrojtjes të presidentit rus është gjetur e vdekur, pasi besohet se ka rënë nga kati i 16-të i një ndërtese nga një lartësi prej gati 48 metrash, duke lënë pas një sërë dokumentesh.

Marina Yankina, 58 vjeç, u gjet e vdekur nga një kalimtar në hyrje të ndërtesës në Shën Petersburg, pasi raportohet se ra nga dritarja.

Të lidhura

None found

Komiteti Hetimor Rus dhe shërbimi për shtyp i Qarkut Ushtarak Perëndimor “Fontanka” konfirmuan vdekjen e saj dhe po hetojnë shkakun e rënies së saj.

Yankina ishte një nga figurat kryesore në financimin e luftës në Ukrainë, sipas Daily Mail.

Ajo ishte kreu i departamentit të mbështetjes financiare të Ministrisë së Mbrojtjes për Qarkun Ushtarak Perëndimor, i cili është i përfshirë ngushtë në pushtimin e Ukrainës.

Para se të bashkohej me Qarkun Ushtarak Perëndimor, Yankina punoi në Shërbimin Federal të Taksave dhe gjithashtu shërbeu si Zëvendës Kryetare e Komitetit të Marrëdhënieve Pronësore të Shën Petersburgut.

Vdekja e saj misterioze i shtohet listës tashmë të gjatë të vdekjeve zyrtare gjatë sundimit të gjatë të Putinit.

Vetëm javën e kaluar, gjeneralmajor Vladimir Makarov,një gjeneral rus i shkarkuar së fundmi nga Putin, u gjet i vdekur në rrethana misterioze.

Po ashtu dhjetëra biznesmenë rusë janë gjetur të vdekur që nga fillimi i vitit 2022 në rrethana të pashpjegueshme. Shumica u karakterizuan si vetëvrasje. /albeu.com


Shtuar më 16.02.2023 14:27

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetholiganbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriş