Gjendet e djegur makina e atentatorëve të Bardhok Pllanaj, çfarë u gjet brenda

Është gjetur i djegur automjeti i atentatorëve të Bardhok Pllanaj në fshatin Dobraç i Ri në Shkodër.

Makina është tip “Volksëagen Pasat”, ndërsa sipas policisë rezulton se ka qenë me targa italiane. Në këtë makinë dyshohet se kanë qenë tre autorët, të cilën kanë kryer ekzekutimin e 46-vjeçarit, Pllanaj.

Një person ka qenë në timonin e makinës, ndërsa dy të tjerë të pajisur me kallashnikov kanë qëlluar në drejtim të objektivit duke e lënë të vdekur në vend.

Makina në fjalë u gjet e djegur jo shumë larg vendit të krimit, ndërsa brenda saj janë gjetur edhe mbetjet e dy kallashnikovëve që dyshohet se janë përdorur në kryerjen e krimit të rëndë.


Shtuar 5.04.2021 12:29