Po priste përpara spitalit Infektiv, qytetari humb ndjenjat

Një qytetar ka humbur ndjenjat teksa ishte në pritje përpara spitalit Infektiv.  Menjëherë pasi qytetari u shtri në tokë, i kanë shkuar në ndihmë personat e tjerë që ishin aty pranë, ndërsa më pas doli një staf nga Infektivi.

Pasi e hipën mbi një karrocë me rrota, personi në fjalë u shoqërua në ambientet e brendshme të Covid-1.

Nuk dihet se çfarë ka përkeqësuar gjendjen shëndetësorë të qytetarit i cili tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shtuar 5.04.2021 12:04