I bëri namin Teas në emision, Elvisi sulmon Shqipen: 30 vjeç dhe merret me të tjerët

Ditën e djeshme Shqipja ishte në “E diell”, ku u përball me Tean. Ajo iu sul keq ish-konkurrentes, duke e akuzuar dhe komentuar çdo veprim të saj. Nisur nga kjo, Elvisi e ka ironizuar në rrjete sociale.

“-Sa vjeçe je dhe cili është objektivi i jetës tënde?

-Unë jam 30 vjeçe dhe objektivi kryesor që kam në jetë është të merrem me jetën e dikujt që s’më ka bërë asgjë.

-Po për veten, ç’mund të na thuash?

-Shiko, se “filani” ka bërë këtë, pastaj atë…

-Po ti për vete?

-Po “filani” ka bërë këtë, ka thënë atë…

-Aha, mir”, ka shkruar Elvisi.

Kujtojmë se dhe më parë ish-konkurrenti është shprehur se Shqipja i duket një njeri i vuajtur, prandaj nxjerr mllef dhe inat me këdo.

Shtuar 5.04.2021 12:04