Gjashtë të arrestuar në Tiranë, mes tyre dyshja që vodhi bateri nga komania ku punonin

Policia e Tiranës ka arrestuar shtatë persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Është arrestuar S.H 19 vjeç pasi ka vjedhur një aparat celular nga mjeti i shtetasit I. Sh.

Gjithashtu u arrestuan M. M., 30 vjeç dhe L. C., 39 vjeç, për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” pasi kanë vjedhur disa bateri nga centrali i një kompanie interneti.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

  1. P., 55 vjeçe, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D., 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve ;
  2. M., 47 vjeç dhe L. T., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;
  3. D., 28 vjeç, pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin B. R., 68 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
  • Më datë 22.03.2021, në rrugën Tiranë – Ndroq,  në ambientet e firmës në pronësi të shtetasit H. B., gjatë natës janë vjedhur një sasi e konsiderueshme prizash elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 23.03.2021 08:35