Gazment Bardhi bën deklaratën e fortë: Një bandë po kërcënon demokratët, Berisha nuk di gjë!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se anëtarë bandahs po kërcënojnë demokratët që të firmosin formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. I ftuar në “Open”, Bardhi tha se e gjitha kjo po ndodh pa dijeni të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Bardhi shtoi se anëtarë të kësaj bande në Elbasan kanë thirrur demokratë në zyra private, i kanë vënë përballë formularëve dhe i kanë detyruar që t’i firmosin. Sipas tij, gjithçka ka nisur të shtunën pasdite.

“Nuk ka pasur kurrë presione. jam Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe nuk ka pasur asnjë rast, më gjej një rast që kam marrë dikë në telefon dhe kam thënë që mbaj këtë qëndrim apo bëj këtë.

Është ajo bandë që bënte fushatë për Ramën, ajo bën presione. Ja këta që bën show në korridore. Kjo bandë i thërret në zyra private, u vendos njerëzve formularin përpara dhe u thotë, firmose.

Ja, thjesht firmose. Ky është presion. Dhe nëse ka pasur shpërthim emocional sot, ka pasur vetëm për këtë arsye. Nuk e kam ngritje zëri, por ëhstë turp, turp që ndodh kjo në PD. Të shtunën pasdite ka filluar. Nuk e besoj kurrë që Berisha ka gisht në këtë gjë, por ata që kanë bërë në emrin e tij do të japin llogari. Sot mund të jetë radha e një grupseksioni që të jetë në shtëpinë e këtij banditi,”- tha Bardhi.


Shtuar 11.11.2021 22:00