Floriana Garo e bindur: Berisha mund ta largojë Bashën nga PD!

Drejtoresha e Komunikimit në “Foltoren për PD”, Floriana Garo është shprehur se nga Foltorja pret largimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së.

E ftuar në emisionin “Çim Peka Live” u shpreh se vetëm Berisha mund ta largojë Bashën nga PD-ja.

“Basha duhet të largohet dhe vetëm Berisha mund ta bëjë. Unë mendoj se Berisha është lider i jashtëzakonshëm dhe do të frymëzojë gjeneratën e re, ashtu siç duhet.

Unë shoh largimin e Bashës dhe rikthimin e Berishës. Rinia nuk mund të rrijë kështu, nuk mund të quhemi gjeneratë e re dhe e djegur, e pse, kur kemi shpresën.

Unë mendoj se Berisha më vlerëson mua si grua dhe atë që unë përfaqësoj, të qenit e suksesshme në fushën e televizonit, më vlerëson si nënë dhe si njeri të përkushtuar”, tha Garo.

 


Shtuar 11.11.2021 21:55