Gazmend Bardhi i kundërpërgjigjet Spiropalit: Do të doje të ishe vajza e babait të Surrelit, por për fat të keq janë ca të tjera para teje

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ashpër treguar i është me ministren me marrëdhënien me parlamentin, Elisa Spiropali.

Deputeti tha se e dinte mirë se kush ishte ai, ndërsa shtoi mes ironisë se ministrja duhet të ishte motra e Ndokës, Bajrajve apo dhe kunata e Pëllumb Gjokës.

“S’e luftojmë korrupsionin me pushkë uji apo me fjalë. Unë jam Gazment Bardhi zonja ministre, djali i Durimit dhe i Vjollcës. Do të doje që të ishte vajza e babait të Surrelit, por janë ca të tjera para teje. Por e di që nuk je, por mos je motra e Olsit, e Arben Ndokës, e Bajrave, apo kunata e Pëllumb Gjokës, apo vajza e Mirel Mërtirit dhe e Zotos. Gjeje se kush je se unë e di përgjigjen time”, tha Bardhi.

Më herët, Spiropali thumboi Bardhin, duke i kujtuar akuzat e tij për ish-kryeministrin Sali Berisha.