Gaz lotsjellës te Bregoviç, momente paniku mes turmës (VIDEO)

Në festën e Birrës në Korçë, në festivalin që po zhvillohet në terminalin e autobusëve, është hedhur dhe gaz lotsjellës.

Në videon që është siguruar nga Ora News, shihet se ka fëmijë që qajnë dhe ndihen të frikësuar nga situata e krijuar.

Ndërkohë që dëgjohen edhe të rritur që bërtasin, sakaq mësohet se i riu që ka hedhur zjarrin është arrestuar nga policia.

Nuk dihet se përse ka ardhur ky veprim nga i riu, por vlen të kujtojmë se ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviç, ka shkaktuar shumë debate në vendin tonë, por edhe në Kosovë./albeu.com


Shtuar 22.08.2021 22:12

Tags: