Gabime skandaloze me gjuhën shqipe në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë

Në web-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë të dedikuar për vaksinimin e popullsisë kundër Covid-19, në versionin e gjuhës shqipe vazhdon një dukuri e kahmotshme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut: ose faqet zyrtare nuk ekzistojnë në gjuhën shqipe, ose ato që janë në gjuhën shqipe janë plot me gabime gjuhësore.

 

Shembull i tillë është porosia e shkruar në ballinën e kësaj faqe ku jepet porodia për vlerën dhe rëndësinë e vaksinimit, ku shkruan: VAKSINIMI ËSHTË NJË MËNYRË TË SIGURT DHE EFIKASE PËR TË PARANDALUAR SËMUNDJET DHE PËR TË SHPËTUAR JETAT!


Shtuar 18.03.2021 18:16