FOTO/ Xhama të thyer dhe dy makina të dëmtura, pamjet nga shpërthimi në Vaun e Dejës

Fshati Bushat në Vaun e Dejës është tronditur nga një shpërthim me tritol.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 01:40 dhe lënda plasëse ishte vendosur në  oborrin e zyrave të OSHEE-së.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy automjete të OSHEE-së të cilat ndodheshin të parkuara në oborr.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë shkallën e dëmtimit të ndërtesës pas shpërthimit.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./Albeu.com/