Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora, kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së radhës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Në hyrjet e kryeqytetit, janë parë kolona automjetesh të shoqëruara me flamuj kombëtarë.
Të lidhura
None found
Pjesëmarrja e diasporës shihet si një mbështetje e fortë për mijëra qytetarë, që prej ditësh protestojnë para Kryeministrisë.
Ndërsa kemi hyrë në ditën e 21-të të protestës, mesazhi i protestuesve mbetet i qartë: largimi i kryeministrit Rama.








