ZKA: KEK gjatë vitit 2025 nënshkroi 1.6 milion euro kontrata të negociuara pa procedura të rregullta

Zyra Kombëtare e Auditimit ka konstatuar se Korporata Energjetike e Kosovës, gjatë vitit 2025, ka lidhur kontrata të negociuara në vlerë prej 1.6 milion euro, si pasojë e mangësive në zhvillimin e procedurave të rregullta të prokurimit.

Sipas raportit të ZKA-së, këto përfshijnë tri kontrata për furnizim me Acid Klorhidrik (31-33%), me vlerë të përgjithshme 240,030 euro, si dhe tri kontrata për furnizim me Lëndë Djegëse – Mazut, me vlerë totale 1,404,465 euro.

Të lidhura

None found

Në raport theksohet se kjo situatë erdhi për shkak të pamundësisë për të përmbyllur procedurat e hapura të prokurimit, si rrjedhojë e ankesave të operatorëve ekonomikë në KEK dhe në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

ZKA ka identifikuar një sërë mangësish në këto procese.

Për tenderin “Furnizim me acid klorhidrik (31-33%)”, raporti sqaron se procedura kishte dështuar pasi, sipas vlerësimit të OSHP-së, ndërmarrja kishte vendosur një kriter diskriminues në lidhje me standardin EN 939:2016. Sipas këtij vlerësimi, ky standard vlen për acidin klorhidrik që përdoret në trajtimin e ujërave të pijshëm dhe nuk duhet të kërkohet për trajtimin e ujërave industrialë.

“Megjithatë në një procedurë të negociuar të prokurimit ndërmarrja kishte ftuar për negocim më shumë se një operator ekonomik”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Sa i përket tenderit “Furnizim me Lëndë Djegëse – Mazut”, auditimi ka gjetur se prokurimi është shoqëruar me disa ankesa gjatë viteve 2024-2025, me kthim të procedurës në rivlerësim disa herë nga OSHP. Këto zhvillime lidhen me mangësitë e konstatuara në dosjen e tenderit, si për shembull parametrat e përcaktuar pa toleranca, përfshirë vlerën kalorifike 9500 kcal/kg, dendësinë 0.95 kg/dm³ dhe përmbajtjen e hirit max 0.2%, të evidentuara si nga OSHP ashtu edhe nga komisioni i rivlerësimit.

Për këtë tender, KEK kishte marrë vendim më 03.12.2025 për anulimin e aktivitetit të prokurimit.

“Megjithatë në dy procedura të negociuar të prokurimit ndërmarrja kishte ftuar për negocim më shumë se një operator ekonomik”- thuhet në raport.

Sipas ZKA-së, mosrealizimi i kontratave përmes procedurave të zakonshme dhe zvarritja e vazhdueshme e mbylljes së aktivitetit të prokurimit për acid klorhidrik dhe mazut ka bërë që ndërmarrja të nënshkruajë gjashtë kontrata të negociuara pa publikim. Raporti paralajmëron se, duke qenë se aktivitetet përkatëse ende nuk janë përmbyllur, ekziston rrezik real që të lidhen edhe kontrata të tjera të negociuara më tej.

“Moslidhja e kontratës përmes procedurave të rregullta dhe shtyrja e vazhdueshme e përmbylljes së aktivitetit të prokurimit për furnizim me acid klorhidrik dhe mazut ka ndikuar që ndërmarrja të lidhë gjashtë kontrata të negociuara pa publikim. Meqenëse aktivitetet përkatëse ende nuk janë finalizuar, ekziston rreziku real për lidhjen e kontratave të tjera të negociuara në vijim”, thuhet në raport.

ZKA ka rekomanduar gjithashtu që Bordi i Drejtorëve të KEK-ut të sigurojë zhvillimin e një analize të plotë për të gjitha rrethanat që kanë çuar në gjendjen aktuale dhe të marrë veprimet e nevojshme, në mënyrë që dosjet e tenderëve të përgatiten në përputhje të plotë me kërkesat ligjore.

Menaxhmenti i KEK-ut nuk është pajtuar me këto gjetje.

Në përgjigjen e KEK-ut thuhet se procedurat e prokurimit të përmendura në gjetjen B4 kanë nisur në vitin 2024 dhe se në to kanë qenë të përfshira edhe institucione të tjera relevante, si OSHP, ndërsa në rastin e procedurës për mazut edhe Gjykata Komerciale.

“Lidhur me procedurat e prokurimit të theksuara në gjetjen B4, duhet theksuar që këto procedura kanë filluar në vitin 2024, si dhe në këto dy procedura janë involvuar edhe institucione tjera relevante siç janë OSHP dhe në rastin e procedurës për mazut edhe Gjykata Komerciale. Vlen të theksohet se aktiviteti i prokurimit me titull: Furnizim me Acid Klorhidrik është anuluar me dt. 27.06.2025 ku edhe pas dy kërkesave për rishqyrtim nga dy OE si dhe ankesave në OSHP, vendimi i AK ka mbetur në fuqi”, thuhet në përgjigjen e KEK-u.

Lidhur me tenderin “Furnizim me lëndë djegëse për kaldajë – Mazut”, KEK ka bërë të ditur se ai është anuluar më 3.12.2025.

“Po ashtu kemi pasur kërkesë për rishqyrtim dhe ankesë në OSHP nga një OE por vendimi i AK ka mbetur në fuqi”, thuhet në përgjigjen e KEK-ut, ku shtohet se gjatë vitti 2026 kanë filluar procedurat e reja për të dy lëndët, me Kontrata kornizë trivjeçare dhe ato janë në proces të prokurimit. Në të njëjtën përgjigje theksohet se këto dy lëndë janë bazike për funksionalizimin e prodhimit të energjisë elektrike në termocentrale dhe se mungesa e tyre do të shkaktonte krizë energjetike në vendin tonë.

“Përkundër që KEK ka përdorur procedurën e negociuar (e lejuar sipas LPP), ato janë iniciuar me disa operatorë ekonomikë për të pasur konkurrencë të drejtë duke bashkëpunuar edhe me MINT prej të cilës është marrë lista e të gjithë OE-ve që importojnë mazut në Republikën e Kosovës dhe të njëjtëve i është dërguar ftesa për ofertë”, thuhet në përgjigjen e KEK-ut.


Shtuar 20.06.2026 15:53

Tags: , ,
grandpashabetjojobetmatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerkralbetcasibomzirvebetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet