Grida Duma kujtohet për Kavajën: Pararojë për Tiranën

Kandidatja për deputete e PD-së Grida Duma ka qenë sot në Kavajë, në kuadër të përkujtimit të dëshmorit të parë të demokracisë Josif Buda, nga ku u shpreh se demokratët i kanë rrënjët te humanizmi dhe elitat.

Duma shprehu bindjen se Kavaja do të jetë pararojë për Tiranën për një rezultat elitar që do ta bëjë pararojë cilësinë.

“Luftërat fitohen nëse ne jemi në betejë përditë dhe nuk harrojmë amanetet e një historie që deshën të na e harrojnë të gjithë. PD është partia me rrënjët më të thella në këtë vend. I ka rrënjët te humanizmi. Atje ku u ndërtua prona, familjet e mëdha, elitat e këtij vendi. I kemi rrënjët te familjet e mëdha, që ishin më të kamurit dhe më solidarët. Ishin ata që hoqën nga xhepat dhe dhanë për shtet-formimin. Pavarësisht se politika këto ditë nuk është  politika e elitave, ne PD, Kavaja pararojë për Tiranën, do të kthejë një rezultat elitar për ta bërë pararojë cilësinë”, tha Duma.

“Përshëndetje mbarë shqiptarëve që sot i kanë sytë nga ne, më shumë se ç’mund të dinë vet ata, se më 26 mars e gjithë Kavaja meriton mirënjohjen absolute që hapi portat për lirinë, për të gjithë Shqipërinë. Është mrekulli e Zotit se si në moshën kur të thërret jeta më shumë, 21 vjeç, atëherë kur do të jetosh çdo gjë, ata zgjodhën pa asnjë dilemë të sakrifikonin çdo gjë, sakrifikoi jetën Josif Budo, atë që thërriste më shumë, për atë që vlen  për të gjithë jetët e të tjerëve.

Përkulje, mirënjohje dhe emocion. Unë e them me keqardhje që ditë të tilla nuk janë ditë që thjesht duhet të vendosim një kurorë, këto janë ditë ku ne secili duhet të reflektojë dhe të mësojë nga sakrifica e më të mirëve. Ata të 26 marsit kanë qenë më të mirët që do të na frymëzojnë. Unë kam një aset të madh këtu, këto çuna dhe goca që janë pasardhësit e atyre baballarëve. Unë kam duartrokitjen më të madhe për vazhdimësinë”, u shpreh më herët kandidatja demokrate. /albeu,com/

 

 


Shtuar 26.03.2021 14:43

Tags: