“Fordi” merr përpara këmbësorin në Durrës, transportohet në spital

Një aksident ka ndodhur sot në Durrës. Një mjet tip “Ford” ka përplasur një këmbësor që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 20.11.2021, rreth orës 17:50, në lagjen Nr.1, Durrës, mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. L., ka përplasur shtetasin këmbësor S. V., i cili ndodhet  nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 20.11.2021 18:29