Forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin e kërkuar për atentat, zbulohet identiteti i 32-vjeçarit

Një shtetas shqiptar 32-vjeçar, i shpallur në kërkim për përfshirje në një atentat në Greqi, ka rënë në prangat e forcave speciale vendase.

Sipas raportimeve të mediave helene, Adriano Bushi u kap në orët e para të mëngjesit në zonën Ovrya të Patrës, aty ku po qëndronte përkohësisht. Operacioni u zhvillua nga hetuesit e Departamentit të Krimeve, të cilët u mbështetën nga njësia speciale EKAM dhe ekipet operative të DAOE.

Të lidhura

None found

Mbi të rëndonte një urdhër arresti i lëshuar nga Prokuroria e Shkallës së Parë në Achaia, me akuzat për “vrasje me dashje në tentativë” dhe për shkelje të ligjeve për armët dhe lëndët plasëse.

Hetimet tregojnë se Bushi dyshohet të ketë marrë pjesë në një ngjarje të regjistruar më 7 prill 2026 në Nea Souli të Patrës. Sipas autoriteteve greke, ai dhe tre persona të tjerë kishin organizuar një takim me dy shtetas grekë, si pasojë e një konflikti të mëparshëm.

Sapo të dy personat mbërritën në pikën e takimit, mbi ta u qëllua me armë zjarri. Si rezultat, njëri prej tyre pësoi plagë të rënda depërtuese dhe frakturë në këmbën e majtë. Autoritetet greke po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për të identifikuar personin e katërt që dyshohet se ishte i përfshirë në atentat.


holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetMadridbetjojobetcratosroyalbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibom