Forcat ruse largohen nga qyteti i Çernobilit, mësoni zhvillimet e orëve të fundit nga lufta Rusi – Ukrainë

Forcat ruse thuhet se janë larguar nga një qytet që ata e pushtuan jashtë centralit bërthamor të Çernobilit pas protestave të banorëve.

Sipas një raporti të Reuters, kryebashkiaku Yuri Fomichev tha përmes një postimi në Internet se trupat kishin përfunduar punën “që kishin vendosur të bënin” dhe ishin larguar nga qyteti i Slavutych.

Kujtojmë se forcat ruse të shtunën morën kontrollin e Slavutych dhe arrestuan për pak kohë kryebashkiakun. Por pushtimi i tyre u protestua nga qindra ukrainas vendas të cilët dolën në rrugë duke mbajtur flamuj dhe ai u lirua më vonë.

Slavutych është shtëpia kryesisht e punëtorëve të nevojshëm për të mirëmbajtur centralin bërthamor të Çernobilit tashmë jashtë linje, vendi i fatkeqësisë bërthamore të vitit 1986.

Albeu.com ju sjell më poshtë disa nga zhvillimet e orëve të fundit:

Zelensky këmbëngul për sovranitetin: Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se prioritetet e tij janë sovraniteti dhe integriteti territorial në raundin e ardhshëm të bisedimeve të paqes me Rusinë. Negociatat ballë për ballë do të zhvillohen në Turqi këtë javë. Ai më herët tha se ishte i gatshëm të diskutonte për miratimin e statusit neutral të Ukrainës, një pikë kryesore mosmarrëveshjeje me Rusinë.

Biden mohon thirrjen për ndryshim regjimi: “Jo”, kështu u tha gazetarëve presidenti amerikan Joe Biden kur u pyet nëse ai po bënte thirrje për ndryshimin e regjimit në Rusi. Të shtunën, në një fjalim në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, ai tha se Putini “nuk mund të qëndrojë në pushtet”. Që atëherë, administrata e Biden ka minimizuar komentet e hapura, duke thënë se Biden do të thoshte se Putini nuk duhet të ushtronte pushtet mbi fqinjët.

Ukraina pretendon tërheqjen e disa trupave nga Rusia: Rusia ka pësuar humbje të mëdha në rajonin e Kievit dhe është detyruar të tërheqë forcat, thotë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës. Ai tha se dy grupe taktike batalioni të ushtrisë ruse janë tërhequr në Bjellorusinë fqinje, e cila është aleate e Rusisë.

Shfaqja e mbështetjes për Ukrainës në  Oscars: Yjet e Hollivudit kanë kaluar pas Ukrainës në tapetin e kuq të çmimeve Oscar. Disa homazhe të personazheve të famshëm dhe një moment heshtje u mbajt për të treguar mbështetjen për popullin e Ukrainës./aleu.com