Për herë të parë ka folur për mediat babai i Caroline Crouch, David në lidhje me krimin e rëndë ku dhëndri i vrau mizorisht vajzën dhe stisi një grabitje.
David Crouch ka folur për “The Sun” ku ka deklaruar se hidhërimi i tij për humbjen e të bijës u kthye në tërbim kur zbuloi se policët kishin prangosur për vrasjen e Caroline, dhëndrin e tij, Babis Anagnostopulos.
“Kur e mora vesh më vonë, pendimi im ishte se nuk e kisha ditur kur ai ishte këtu. Unë do t’i kisha këputur kokën e tij menjëherë nga shpatullat dhe do i kisha marrë përsipër pasojat,”-u shpreh ai.
David tha se ai dhe gruaja Susan mësuan për vdekjen e Caroline më 11 maj nga fqinjët në ishullin grek Alonissos.
“Nuk do ta harroj kurrë atë që ndjeva. Ishte sikur një dorë e akullt ishte futur brenda gjoksit tim dhe më kishte kapur zemrën. Ishte dita më e keqe e jetës time.”- ka deklaruar ai për mediat. /albeu.com/