Flet gruaja e Pëllumb Metës: Jam një grua e dhunuar në mënyrë sistematike prej 26 vitesh

Bashkëshortja e Pëllumb Metës, Blerina Meta, e cila u vra nga fëmijët e tij ka dhënë një intervistë mbi versionin e saj për vrasjen. Ajo tregon se është dhunuar prej 26 vitesh bashkë me fëmijët.

“Unë jam një grua e dhunuar në mënyrë sistematike prej 26 vitesh duke më përfshirë mua dhe fëmijët e mi”, tha ajo.

“Fëmijët ishin në gjendje depresioni”, shtoi me tej ajo ndërsa tregon për kërcënimet me të cilat përballeshin nga vetë babai i tyre.

Një pjesë nga intervista:

Blerina Meta: Edhe dritaret e katit të dytë. Ditën që erdhi policia perdet ishin të mbyllura. Nuk dilja në ballkon

Odeta Dume: Përpara se të ndodhte kjo të kishte dhunuar?

Blerina Meta: Dhuna ishte e pranishme. Kisha gjetur mënyrën time për të mos e kundërshtuar. Për cdo gjë fliste e vendoste vetë. Nëse do kundërshtoje të vinte duart në fyt si mua si fëmijëve

Odeta Dume: E ke denoncuar?

Blerina Meta: Fatkeqësisht jo

Odeta Dume: Pse?

Blerina Meta: Vetëm nga frika

Odeta Dume: Kush ka shkuar në polici për të denoncuar?

Blerina Meta: Në polici shkoi vëllai i madh. Unë e dija për të humbur që ishte larguar nga shtëpia.

Odeta Dume: U tha në media që babai donte ta martonte me dhunë ky ishte shkaku?

Blerina Meta: Kjo është mëse e vërtetë. Kishte kohë që zgjaste ky debat. Ishte mes vajzës dhe babait. Ky rast bëri që të shpërthente të gjithë fëmijët. Ato kanë qenë gjithmonë të dhunuar, në kërcënim për jetën. Para tre muajsh i vuri thikën në fyt. Vetëm se ai po flinte pak.

Odeta Dume: A ka pasur konflikt para 10 shkurtit?

Blerina Meta: Dëgjova një ditë që po diskutonin rastësisht pak si me zë të lartë. Ndërsa historinë e vajzës kishte kohë që gumëzhinte dhe nuk po qetësoheshin ujrat.

Blerina Meta: Që ditët e para trupi im ka qenë me njolla të zeza. Erdha tek babi I thashë nuk mund të jetoj me atë njeri që ishte agresiv. Shpejt pas martesës erdha tek prindërit e mi për ti treguar. Nuk kishim bërë asnjë vit. Im shoq e pranoi po tha e kam rrahur se unë nxehem kot pa lidhje. Më tha babi se koha shëron, por ai ashtu ishte i tillë mbeti dhe ashtu shkoi. Nuk dinte dhe nuk kishte konflikt. Një ezhe të kokës ia kam bërë dhe ia kam cuar dhe policisë.

Do të të pres copa copa e do të të hedh në kosh mbeturine. Ishte dhe Amarildo pranë kur po I shërbeja buke. Pa asnjë lloj lidhje. Unë do të të shkel në këmbë derisa të dalë shpirti nga goja.

E pyeta pse? E dua tha për sport e kalonte me buzëqeshje, sikur po të bënte kompliment. Njerëzit e shohin anën e medaljes duke pirë kafe apo birrë. Nuk e dinë cfarë tmerri ishte në shtëpi. Para se të ndodhte vrasja më preu tubin e sobës së gazit, që të shpërthente gazi. I vetmi debat ishte për vajzën.


Shtuar 26.02.2024 22:29