Flamur Noka i bindur: Kaq mandate fitojmë në Tiranë

Ish-deputeti Flamur Noka ka deklaruar se PD do të marrë 20 mandate në Tiranë, gjatë emisionit “Radaro Informativ” në Abc News.

Noka ka thumbuar ashpër kampin maxhoritar për fushatë të ndarë në kandidatë duke deklaruar se opozita po garon si një skuadër e vetme dhe  e plotë.

Flamur Noka: Në kampin opozitar nuk ka asnjë lloj presioni. Sot nuk është bërë thirrje askujt. Ka një vendim që të gjithë sëbashku të jemi si ekip Kjo është zgjidhja. Ne drejtuesit dhe kandidatë të jemi një ekip. Është një strategji e jona për të maksimalizuar produktin përfundimtar, pra votën.

Se çfarë ndodh në kampin matan nuk e di. Por tek ne nuk ndodh. Në Kamëz nuk ka postera. Se bëhen “lesh arapi” ato nuk është problem i PD. Pra kemi një synim ndryshimin dhe për ndryshimin jemi sot më të bashkuar se kurrë.

As s’më ka dëgjuar as nuk do më dëgjoj kush. Kam thënë votoni numrin 9 dhe kanë votuar për të ardhmen e Shqipërisë. Jam i 14, është një zonë 100% i sigurt.

20 mandate në Tiranë, e padiskutueshme. Sot jemi në një situatë krejt tjetër. Ndryshimi është zgjidhja e vetme për këtë vend. Me votën e tyre do sjellin ndryshimin. Është tek numri 9 dhe tek lideri Basha.

 


Shtuar 31.03.2021 20:04