Flakët përhapen me shpejtësi në Pocest të Dibrës, disa banesa në rrezik

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Pocest, pjesë e Njësisë Administrative Maqellarë në Bashkinë Dibër.

Përhapja e flakëve ka vënë në rrezik disa shtëpi dhe vila që ndodhen pranë zonës së prekur. Në përpjekjet për të izoluar dhe shuar vatrën janë përfshirë zjarrfikësit, punonjës të Bashkisë Dibër dhe banorë të zonës.

Të lidhura

None found

Në terren është e pranishme edhe kryetarja e Bashkisë Dibër, Rahime Spahiu, e cila po monitoron nga afër situatën dhe ndërhyrjen për përballimin e zjarrit.

Prej më shumë se dy orësh, forca të shumta vijojnë punën për të frenuar flakët dhe për të penguar avancimin e tyre në drejtim të banesave. Operacioni vazhdon, ndërkohë që zona mbahet nën monitorim.


Shtuar 5.08.2026 22:11

holiganbetElexbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetMadridbetMadridbetMadridbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet