Fjalimi në samitin e G7-ës, Zelensky kërkon sisteme mbrojtëse kundërajrore

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po i drejtohet liderëve të G7, në një samit që po mbahet në Gjermani.

Sipas burimeve për Reuters, Zelensky ka kërkuar sisteme të mbrojtjes kundërajrore, ndihmë për eksportet e grurit dhe garanci sigurie.

Zelensky gjithashtu kërkoi ndihmë për rindërtim dhe sanksione të mëtejshme kundër Rusisë.

Ndërkohë, deri tani fjala e Zelensky drejtuar G7 nuk është bërë ende publike, ndërsa Reuters ka mësuar detajet nga një zyrtar evropian që flet në kushte anonimiteti.