Fitoi 300 mijë euro nga shitja e drogës, prokuroria kërkon 3 vite burg për të riun shqiptar

Prokuroria belge ka kërkuar 3 vite burg për 26-vjeçarin shqiptar të arrestuar disa javë më parë, i akuzuar për trafik droge.

Mediat e huaja raportojnë se 26-vjeçari shqiptar kishte aritur të fitonte 300 mijë euro nga shpërndarja e kokainës.

26-vjçari shqiptar prej disa kohësh shiste lëndë narkotike në lagjen Vlasmarkt të qytetit Gent.

Sipas drejtësisë belge ai ka arritur të përiftojë rreth 340 mijë euro përgjatë kohës që shiste lëndën narkotike deri në arrestimin e tij.

Shqiptari është arrestuar në shtëpinë e tij në fund të muajit maj, ku iu gjet 1 kilogram kokainë, rreth 5 mijë euro dhe shtatë celularë që dyshohet se përdoreshin për biznesin e jashtëligjshëm të tij.

Mësohet se ai fitonte rreth 20 mijë euro në muaj duke shitur 400 gramë kokainë.


Shtuar 21.09.2023 16:42